
KORÇË-Një ditë më parë, mediat raportuan se Elton Tozaj, ish banori i ‘Big Brother 6’ është vënë në hetim për mashtrim, e se Prokuroria e Korçës ka kërkuar masën e “arrestit me burg” ndaj tij me pretendimin se ka mashtruar disa qytetarë. Në një reagim për Panorama.al, Tozaj thekson se pretendimet e prokurorisë ndaj nuk janë të vërteta, duke i cilësuar si hakmarrje. Në reagimin e tij ai madje ka fuar publikisht prokurorin Gjergji Ceka në një përballje gjyqësore.
“Pas marrjes së njoftimit nga ana e portalit Panorama për një proces gjyqësor do te doja të deklaroja, pa vërtetësinë e këtij lajmi! Prokurori në fjale zoti Gjergji Ceka, i cili ka 2 vite që ka shkelur çdo afat ligjor për të çuar marrëdhënien time të biznesit në seancë paraprake, i cili ka shkelur çdo mënyrë komunikimi, pas denoncimit tim në emision investigativ Stop ka vendosur të hakmerret duke bërë të tilla njoftime! Zoti Ceka është kallëzuar dhe pranë ILD për shkelje flagrante! Për të brezlëshuar ato që ka bërë, kërkon të shfajësohet me këto gjera! E ftoj publikisht zotin Ceka të vij të përballet në gjykate bashke me mua dhe mos të beje letra anonime! Dua të shtoj dhe që ftoj të gjithë qytetaret te denoncojnë rastet abuzive të prokuroreve të tilla që duan të bëjnë të tilla veprime në shkelje flagrante”, thekson Tozaj.
Prokuroria e Korçës kërkon ‘Arrest në burg’ për ish-banorin e Big Brother Albania për mashtirm. Ai dyshohet se mashtrimin e kishte kthyer në profesion, pasi rezulton i dënuar nga Gjykata e Tiranë në vitin 2008 me 3 muaj burg, në 2016 me 4 vjet burg dhe në 2017 është dënuar nga Gjykata e Lezhës me gjobë, të gjitha për “mashtrim” dhe “falsifikim dokumentash”. Së fundmi, Tozaj ka mashtruar njuë familje, që ka një biznes dhe i kishte premtuar se kishte njohje në bashki dhe do ti jepte një tender. Për këtë, personi që mbeti i mashtruar i kishte dhënë Tozajt një Iphone 13 Pro Max, një laptop “I Mac” dhe një shumë parash, të cilat do të ishin si mostër për tenderin. Por pasi i mori këto, ai… u zhduk./ZËRI