TIRANË-Një mesazhi kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore të Shqipërisë. Në mesazhin kërcënues pretendohet se brenda një ndërtese është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Në email-in, i cili ka mbërritur edhe në Kryeministri dhe Kryesinë e Kuvendit, thuhet se sot do të zhvillohen një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendi.
“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.
Kjo nuk është hera e parë që Shqipëria është vendosur në alarm, pas një paralajmërimi për bombë në institucionet e vendit. Më 27 gusht u raportua se se email-et kërcënuese të dërguara në adresat e disa institucioneve të rëndësishme kishin ardhur nga Argjentina dhe Brazili.