
Aksident ne Itali
ITALI- Tre persona humbën jetën në një aksident që ka ndodhur në Itali, pranë parkimit të makinave Casarza.
Nga përplasja e fortë mes du makinave ka mbetur i plagosur një person i katërt, i mitur, i cili u dërgua në spital në gjendje kritike për jetën.
Në mesin e 3 viktimave ishte dhe një vajzë 15-vjeçare, ndërkohë që vetëm një person nga të dy makinat, ka shpëtuar pa dëmtime të rënda.
Viktimat janë një restaurator i njohur 58-vjeçar nga zona e Vasto Marinës, një tjetër burrë dhe mbesa e tij e mitur. Familja po shkonte në një festë ditëlindjeje në një qytet fqinj./ZËRI
Poll