
BRITANI E MADHE- Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka fituar çmimin si “Best Pop Act” në Brit Awards. Ajo fitoi me “Dance the Night”, kolonë zanore të filmit “Barbie”.
Pas fitimit të çmimit, Dua tha se fansat e saj janë arsyeja e të gjitha arritjeve në karrierën e saj, teksa i falenderoi të gjithë për mbështetjen e dhënë.
“Ju ma jepni këtë ndjenjë madhore të besimit se unë mund të bëj gjithçka dhe se mund të provoj dhe eksperimentoj”, tha Dua Lipa, teksa tërhoqi çmimin.
Këngëtarja kosovare falenderoi producentin e saj, ekipin muzikor, ekipin në “Warner Record" dhe grupin e saj.
Sa i takon veshjes, Dua u shfaq me një fustan të ngushtë pas trupit, nga Donatella Versace.

Ajo tha se i pëlqen të "shtojë pak rrezik në shfaqjet e mia" dhe se "gjithçka ka të bëjë vetëm me argëtimin dhe krijimin e një spektakli".
Ajo e hapi emisionin me këngën e saj të re Training Season./ZËRI