Qytetërim

Ç’po ndodh? Endriku i drejtohet Sarës: Për të shkuarën tonë ke gënjyer

Sara i tha Endrikut se së paku për 'gjënë e madhe' nuk ka gënjyer.

D.XH
Ç’po ndodh? Endriku i drejtohet Sarës: Për të
Sara dhe Endriku

TIRANË – Dy banorët e Bg Brother Vip 3, Sara dhe Endriku janë përballur me njëri-tjetrin, duke zhvilluar biseda, që lidhet me të shkuarën e tyre. Siç edhe është bërë me dije, Sara dhe Endriku kanë qenë të lidhur me njëri-tjetrin.

Sara pak ditë më parë tha se ka humbur një fëmijë. Ndërsa, gjatë bisedës me Endrikun gjatë ditës së sotme, Sara tha se së paku, ‘për gjënë e madhe’ nuk ka gënjyer. Nga ana tjetër, Endriku u shpreh se Sara ka gënjyer së paku në 3 raste, por nuk preferoi të thotë se për çfarë konkretisht. Ai shtoi se “kjo gjë le të mbetet këtu”.

Pjesë nga bisesa mes Sarës dhe Endrikut:

Sara: Kam gënjyer?

Endriku: Në disa gjëra po.

Sara: Për shembull?

Endriku: Nuk dua të flas më shumë se kaq.

Sara: Ma thuaj.

Endriku: Për disa gjëra po. Por bëjmë një pakt, e lëmë këtu këtë gjë./ZËRI/

Poll

MOS HUMB