Qytetërim

Plasi sërish! Dafina sulmon Sarën: Je e fiksuar me mua, kujdesu për fëmijën dhe ‘burrin’ tënd!

Fansat sigurisht që edhe në këtë rast janë ndarë në tifozeri, dhe presin serinë e radhës të përballjes mes vajzave

E.K
Plasi sërish! Dafina sulmon Sarën: Je e fiksuar me mua, kujdesu
Dafina Zeqiri, Ledri Vula dhe Sara Hoxha

TIRANË- Telenovela mes Dafina Zeqirit dhe Sara Hoxhës, duket se ka rinisur me një ‘sezon’ të ri, ky dy vajzat e njohura të showbizit janë bërë protagoniste të disa përplasjeve virtuale mes tyre. Ishte Sara Hoxha fillimisht gjatë ditës së djeshme, ajo që foli në “S’e Luan Topi” për krisjen e raportit miqësor mes saj dhe Ledri Vulës me këngëtaren Dafina Zeqiri. Sara tha se gjithçka nisi nga një koment i Ledrit në postin Dafinës, të cilin ajo e kishte marrë si shaka por duket se nuk mendon njësoj diva e muzikës pop.

“Nga gjithë këto zhurma që bëhen që gjërat transmetohen me idenë që të bëjnë sa më shumë klikime, sa më shumë bujë. Unë nuk kam dashur të flas për këtë temë, por kam qenë shumë okay me Dafinën apo gjithë ish të dashurat e Ledrit. I kam takuar apo nuk i kam takuar, unë nuk kam aty pse të bëhem xheloze apo të mbaj mëri.

Unë kam ndenjur edhe me Dafinën dhe ajo është sjellë aq mirë me mua saqë më ka bërë edhe mua të ndihem me të vërtetë mirë. Nuk e di çfarë ndodhi, vërtetë që nuk e di. Nuk e di pse ajo u mërzit aq shumë.

Ka qenë një koment që Ledri ka bërë tek një post i Dafinës. Unë, e mora si shaka. Domethënë, unë si partnerja e Ledrit nuk e mora me idenë që ai po e ngacmon apo diçka e tillë. Vërtetë që nuk e di pse u mërzit, pse foli për njerëz mosmirënjohës sepse unë Dafinën nuk e kam shfrytëzuar kurrë. Ne kemi qenë, jo shoqe, por shumë të afërta. Madje edhe shumë më të afërta seç duhej. Madje shpesh mendoja se ajo është shumë e mirë dhe ti nuk ke se si sillesh ndryshe kur ajo sillet shumë mirë”- tha Sara.

Pas intervistës, Dafina ka reaguar përmes një statusi në Threads, ku shkruan:

"Vajzë, kujdesu për fëmijën dhe "burrin" tënd! Mos e përmend më emrin tim. Sa e vështirë mund të jetë? Je shumë e fiksuar, qetësohu!"

Vajzat pak javë më parë u përfshin në një konflikt virtual hidh e prit mes tyre, ndërkohë që më herët kishin pasur një miqësi, edhe pse e vështirë për tu besuar, pasi Dafina ka qenë ish-e dashura e Ledrit, dhe Sara partnerja aktuale. Fansat sigurisht që edhe në këtë rast janë ndarë në tifozeri, dhe presin serinë e radhës të përballjes mes vajzave./zëri.ai

Poll

MOS HUMB