Qytetërim

Chelsea fiton me spektakël, Broja e nis titullar

Sulmuesi kuq e zi luajti vetëm në 45 minutat e para të sfidës. Broja po i sjell fat bluve, pasi ishte i pranishëm në dy ndeshjet e fundit, ku klubi i Londrës grumbulloi maksimumin e pikëve

D.XH
Chelsea fiton me spektakël, Broja e nis titullar
Broja në ndeshjen Burnely - Chelsea

ANGLI – Chelsea fitoi 4:1 në fushën e Burnley, në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë të Premier League.

Ekipi i Chelsea arriti që të marrë fitoren e dytë rresht në këtë sezon. Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja e nisi ndeshjen si titullar, por luajti vetëm 45 minutat e para.

Burnely kaloi i pari në avantazh me anë të Odobert në minutën e 15-të. Dakhli shkaktoi autogol, duke bërë që pjesa e parë të përfundojë me rezultatin 1:1.

Chelsea ishte në formë të shkëlqyer në pjesën e dytë të takimit. Për blutë, shënoi Palmer me penallti, Stërling në minutën e 65-të dhe mbylli serinë e golave Jackson (75’).

Pas javës së tetë të kampionatit, Chelsea renditet në vendin e dhjetë të tabelën e renditjes me 11 pikë, ndërsa Burnley është në vendin e 18 me 4 pikë të grumbulluara.

Me Brojë në fushë, Chelsea mori 6 pikë në 2 ndeshjet e fundit. Urojmë që sulmuesi kuq e zi të sjellë fat dhe për Kombëtaren./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB