Qytetërim

Partnerja e re e Tottit thumbon Ilary Blasin? Postimi i saj shkakton ‘stuhi’ në rrjet

Noemi Bocchi theu heshtjen pas historisë tronditëse të Ilary Blasi në dokumentarin e saj të ri në Netflix

E.K
Partnerja e re e Tottit thumbon Ilary Blasin? Postimi i saj shkakton
Ilary Blasi, Noemi Bocchi dhe Francesco Totti

ITALI- Noemi Bocchi kundër Ilary Blasi? Postimi i fundit në Instagram i partneres së re të Francesco Tottit duket se është, siç theksohet nga disa përdorues të rrjeteve sociale, një “shigjetë” e qartë për prezantuesen bjonde.

35-vjeçarja ka postuar një foto bardh e zi, në të cilën mund të shihni gjysmën e fytyrës së një gruaje (ndër të tjerash shumë të ngjashme me Ilary), duke mbajtur një cigare mes dhëmbëve. Diçitura është thumbuese:

“Nuk kam kohë për gjëra që janë të pavlera”. Për shumë, ky postim është një referencë për “Unica”, dokumentarin e Netflix për Ilary dhe ndarjen e saj nga Totti. Në dokumentar emri i Noemit përmendet disa herë si dhe tregohet si shkaku kryesor i ndarjes mes ish-futbollistit dhe ish-bashkëshortes së tij tani.

Partnerja e re e Tottit thumbon Ilary Blasin? Postimi i saj shkakton
Postimi

Deri më sot, Noemi Bocchi dhe Ilary Blasi nuk kanë asnjë lloj përballje mes tyre. Ashtu siç mbetet e vështirë marrëdhënia mes prezantueses dhe ish-bashkëshortit, Francesco Totti. Aq sa ky i fundit ka deklaruar publikisht se shpreson “të gjejë një ekuilibër me Ilary”. Mbi të gjitha për hir të tre fëmijëve të tyre të përbashkët, Cristian, Chanel dhe Isabel.

/Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB