
SHBA- Bebe Rexha vazhdon të tërheqë vëmendjen në skenën globale të muzikës. Revista prestigjioze “Rolling Stone” e ka renditur albumin e Bebe Rexhës si një nga 100 albumet më të mira të vitit.
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është e pranishme me albumin e saj të fundit “Bebe”, i cili është lansuar në shitje në prill dhe shënon albumin e saj të tretë në karrierë. Albumi “Bebe” përfshin një gamë të gjerë zhanresh muzikore që variojnë nga popi deri te elemente të synthit të viteve ’80, duke shtuar një nuancë të freskët në diskografinë e Rexhës.
Me “Bebe”, këngëtarja na ka dhënë një koleksion këngësh që janë si një celebrim i jetës, dashurisë dhe sfidave të të qenurit i ri në këto kohë të ndryshueshme. Përfshirja e albumit “Bebe” në listën e Rolling Stone konfirmon praninë e Rexha-s si një artiste e respektuar dhe e pranuar në industrinë e muzikës.