Qytetërim

Padi e re kundër reperit Diddy, një fotograf e akuzon për abuzim seksual

Paditësi, i përmendur në padi si John Doe, pretendon se ai ishte duke punuar si fotograf për një reklamë "të profilit të lartë" në vitin 2022 ose 2023, kur producenti i muzikës iu afrua dhe nisi ti fliste.

k.m.
Padi e re kundër reperit Diddy, një fotograf e akuzon për abuzim
Diddy

SHBA- Një fotograf ka ngritur një padi kundër reperit Diddy, duke e akuzuar atë për sulm seksual gjatë xhirimit të një reklame.

Paditësi, i përmendur në padi si John Doe, pretendon se ai ishte duke punuar si fotograf për një reklamë "të profilit të lartë" në vitin 2022 ose 2023, kur producenti i muzikës iu afrua dhe nisi ti fliste.

Sipas dokumentit gjyqësor të siguruar nga "People", Diddy dyshohet se ka nisur një bisedë me paditësin dhe më pas e ka ftuar atë në dhomën e tij për të diskutuar me të "mundësi të tjera" për biznes. Kur u fut në trajlerin e reperit, fotografi tregon se producenti muzikor zbërtheu pantallonat dhe i tha se nëse do t'i jepte një seks oral të kënaqshëm, atëherë ai personalisht do të sigurohej që fotografi të kishte sukses me karrierën.

Fotografi pretendon se e ka kryer aktin nga frika se reperi mund t'i shkatërronte karrierën. Po sipas padisë, Diddy nuk ka mbetur "i kënaqur" dhe e ka kërcënuar Doe. Kallëzuesi pretendon se i është kërkuar menjëherë largimi nga puna, duke shtuar se që nga ajo kohë ka luftuar për të menaxhuar traumën e përvojës.

Ekipi ligjor i muzikantit i mohoi akuzat në një deklaratë për People.

“Pavarësisht se sa padi janë ngritur, veçanërisht nga individë që refuzojnë të përdorin emrat e tyre të vërtetë, kjo nuk e ndryshon faktin që zoti Cobbs nuk ka kryer kurrë sulm seksual apo shfrytëzim seksual, qoftë të një burri apo një gruaje, një të rrituri apo një të mituri. Ne jetojmë në një botë ku çdokush mund të ngrejë një padi për çfarëdo arsye. Për fat të mirë, ekziston një sistem gjyqësor i drejtë dhe i paanshëm që do të zbulojë të vërtetën dhe zoti Cobbs ka besim se ai do të shfajësohet në gjykatë."

Diddy është përballur me dhjetëra padi nga burra dhe gra që e akuzojnë atë për sulm seksual, me akuza që datojnë edhe dekada më parë. Ai mohon gjithçka. Diddy aktualisht po mbahet në burgun e Bruklinit, pasi akuzohet për shfrytëzim seksual, konspiracion kriminal, trafikim njerëzish për qëllime prostitucioni dhe disa akuza të tjera./ZËRI

Poll

MOS HUMB