Qytetërim

Alessandro Bastoni, mbrojtësi më i shtrenjtë në botë sipas Transfermarkt

Ky vit po e konfirmon 24-vjeçarin si një nga pikat kyçe të Interit.

Redaksia Zëri
Alessandro Bastoni, mbrojtësi më i shtrenjtë në botë
Alessandro Bastoni

MILANO- Mbrojtësi italian i Interit, Alessandro Bastoni, rikthen edhe njëherë mbrojtjen dhe nominalisht mbrojtësit e shkollës italiane të futbollit në majën e Botës. Italiani i Interit dhe i përfaqësueses së tij është shpallur si lojtari më i shtrenjtë në botë në rolin e tij, sipas vlerësimit të fundit nga Transfermarkt. Këtë vend e ndan me William Saliba-n e Arsenalit. Ttë dy lojtarët që kanë një vlerë tregu prej 80 milionë eurosh.

Bastoni këtë vit ka patur një sezon të shkëlqyer. Ky vit po e konfirmon 24-vjeçarin si një nga pikat kyçe të Interit. I njohur për aftësinë e tij në ndërtimin e lojës dhe daljet nga mbrojtja, Bastoni ka regjistruar 41 paraqitje, duke shënuar një gol dhe dhuruar pesë asistime.

Pavarësisht disa paraqitjeve jo të mira me Kombëtaren, ai mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm të Simone Inzaghit dhe kollonë e padiskutueshme e një Interi që po kërkon të fitojë sërish, në Itali e këtë vit edhe në Evropë. Përpara Bastonit, i fundit italian në këtë renditje, gati 9 vjet më parë ishte Bonuçi e përpara tij, dy dekada më parë, Alesandro Nesta./ZËRI

Poll

MOS HUMB