Qytetërim

LeBron Xhejms tall gazetarin për xhupin e Mançester Junajtid

Ai shprehu pakënaqësinë e tij ndaj veshjes.

Redaksia Zëri
LeBron Xhejms tall gazetarin për xhupin e Mançester Junajtid
LeBron Xhejms

SHBA- Ylli i LA Lejkërs, LeBron Xhejms nuk u tregua diplomat përballë një gazetari të veshur me një xhup me stemën e Mançester Junajtidi. Ai shprehu pakënaqësinë e tij ndaj veshjes.

LeBroni, i cili është aksioner në pronësinë e Liverpulit që nga viti 2011, iu kundërpërgjigj gazetarit Majk Trudel, duke i thënë: "Ky është një xhup i tmerrshëm!".

Reagimi shkaktoi të qeshura në sallë. LeBron Xhejms bëri gjeste për t'i treguar se donte t'ia grriste atë xhup, duke shtuar edhe më shumë humorin në sallë. Përveçse aksioner, LeBron Xhejmsi është ndjekës dhe tifoz i rregullt i Liverpulit në Anfild./ZËRI

Poll

MOS HUMB