SPANJË-Skuadra blaugrana, nën drejtimin e Hansi Flikut, e shfrytëzoi maksimalisht ndeshjen e prapambetur ndaj Osasunës për ta fituar e mandej shkëputur tre pikë në krye të La Ligës. Lëvizshmëria dhe zhdërvjelltësia e Alehandro Baldesë, Pedrit dhe Ferran Torresit e bën skuadrën katalanase dominuese në përballjen e djeshme.
Ferran Torresi i pari finalizoi një aksion të sipërmarrës nga thellësia nga mbrojtësi Kounde, që u lidh në aksion me fantazistin De Jong, i cili gjeti saktë Alehandro Baldenë, që shpiku asistin për Torresin. Për portierin Herrera të Osasunës mbetej pak për t'u bërë. 1-0. Dani Olmoja dyfishoi duke shfrytëzuar penalltinë. Portieri i Osasunës Herrera shkaktoi faull në zonë rreptësie. Minuta e njëzet e një. Nga aty ndeshja u duk e mbyllur.
Të tretin, i ardhur nga stoli, për shkak të një lodhjeje që kishte nga angazhimi me Poloninë, e shënoi Levandovski, i cili vulosi takimin në pjesën e dytë. Asisti ishte i Ferman Lopezit. Edhe pse nuk ishte në listën e golashënuesve, në sipërmarrje dhe ritëm, Lamin Jamali shkëlqeu edhe dje./ZËRI