
Buenos Ajres– Pas fitores historike dhe me dominimin në çdo tregues të ndeshjes, ndaj Brazilit, në ndeshjen ku siguroi edhe kualifikimin në Botërorin 2026 pa praninë e Mesit për shkak dëmtimi në ndeshjen e tij me Majemin në MLS, trajneri Lionel Skaloni u pyet për fatin e yllit argjentinas në lidhje me Botërorin.
"Do ta shohim se ç'mund të ndodhë, ka shumë kohë përpara", u shpreh Skaloni. "Do të shkojmë ndeshje pas ndeshjeje përndryshe do të mbetemi duke folur për të njëjtën gjë gjatl gjithë pjesës së mbetur të vitit. Duhet ta lemë vetëm. Duhet të shohim. Ai do të duhet të vendosë nëse e dëshiron, nuk duhet ta çmendim", u shpreh kampioni i Botës.
28 ndeshje ka luajtur Argjentina pas Kupës së Botës. 9 prej tyre Mesi nuk i ka luajtur, 4 prej të cilave në 8 ndeshjet e fundit eleminatore që siguruan kualifikimin. Megjithatë, Skaloni ka ndërtuar një skuadër që duket se di të fitojë edhe pa Mesin, pasi në 9 mungesat e tij pas fitores së Kupës së Botës, skuadra ka fituar 8 dhe ka humbur 1 herë./ZËRI