
SHBA- Dasma e ardhshme e Lauren Sanchez me miliarderin Jeff Bezos do të jetë e ngjashme me një dasmë mbretërore, nëse jo dasma e shekullit të 21-të. Madje vëllai i Sanchez, Paul tha se kjo dasmë do të jetë rivalizojë atë Princeshës së ndjerë Diana me mbretin Charles III.
"Unë mendoj se do të jetë një dasmë e njëjtë si ajo e Princeshës Diana. E madhe, spektakolare dhe mahnitëse," tha vëllai më i madh i Lauren, Paul Sanchez për TMZ, duke iu referuar dasmës së Princeshës Diana në 1981 me Princin e atëhershëm Charles.
Dasma “mbretërore” e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez
Sipas PEOPLE, Bezos, 61 vjeç dhe Lauren, 55 vjeç, kanë dërguar ftesat e dasmës së tyre dhe planifikojnë të martohen në Itali në brigjet e Venecias në bordin e jahtit të tyre superluksoz prej 500 milionë dollarësh të quajtur Koru.
Megjithatë, Paul nuk konfirmoi asnjë informacion në lidhje me detajet e dasmës gjatë bisedës së tij me TMZ, duke thënë: Nuk kemi ende asnjë detaj, se ku do të mbahet saktësisht apo diçka e tillë.
“Jam i emocionuar. Do të jetë një ngjarje e mrekullueshme”.
Vëllai i Sanchez, Paul, shtoi se ai "nuk e ka idenë" se çfarë dhurate dasme do t’i bëjë çiftit, por beson se atij dhe të ftuarve të tjerë mund t'i kërkohet të "bëjnë donacione”.
"Unë flas me motrën time tre ose katër herë në javë, por ajo nuk ka përmendur shumë për martesën. Ajo është shumë e zënë me përgatitjet,"-tha Paul.
VIP-at në Venecia
Sipas raportimeve, në mesin e të ftuarve të konfirmuar janë Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner, si dhe Karlie Kloss dhe burri i saj, vëllai i Jared, Joshua Kushner. Emra të tjerë të famshëm që janë zbuluar nga lista e të ftuarve përfshijnë miqtë e ngushtë të nuses Kris Jenner, Kim Kardashian dhe Eva Longoria, si dhe anëtarët e ekuipazhit të “Blue Origin” që do të shkojnë në hapësirë, si Katy Perry me partnerin e saj Orlando Bloom dhe Gayle King.
Sipas njoftimeve të tjera, Koru, do të ankorohet në lagunën e Venecias, mund të strehojë vetëm 18 persona, kështu që do të përdoret për transportin e mysafirëve ose për ngjarje të tjera festive. Për shkak të rregullave të rrepta për të mbrojtur qytetin, një anije kaq e madhe nuk mund të ankorohet në qendër të Venecias, që do të thotë se ceremonia ka të ngjarë të zhvillohet diku tjetër.
Dy hotelet më luksoze të Venecias, Gritti Palace dhe Aman Venice, tashmë janë rezervuar plotësisht nga 26 deri më 29 qershor, duke nxitur thashethemet për një dasmë madhështore. Çmimet e dhomave në këto hotele fillojnë nga 3200 dollarë për natë, ndërsa suitat më të shtrenjta kushtojnë dhjetëfishin e kësaj shume. Thuhet se Sanchez ka porositur fustanin e saj të nuserisë nga Oscar de la Renta dhe po dizejnohet nga Anna Wintour, Zonja e Hekurt e Vogue.
Jeff Bezos i propozoi Sanchezit në maj 2023, gjatë një lundrimi romantik në Koru. Unaza e fejesës së Sanchez, një diamant 20 karatësh, vlerësohet të kushtojë rreth 2.5 milionë dollarë. Çifti e filloi lidhjen e tyre në vitin 2019, por u shmangën daljeve publike derisa u finalizuan divorcet e tyre.
Diana dhe Charles, një martesë me rekord
Princesha Diana dhe Princi Charles u martuan në një ceremoni mahnitëse më 29 korrik 1981. Ngjarja u cilësua si "dasma e shekullit". Ceremonia luksoze, e cila u zhvillua në Katedralen e Shën Palit në Londër, kushtoi rreth 48 milionë dollarë (rreth 168 milionë dollarë sot) dhe ishte një nga ngjarjet më të njohura televizive të shekullit. Vlerësohet se dasma e Dianës me Charles u ndoq në televizion nga afërsisht 750 milionë njerëz në 74 vende të botës. Ishte gjithashtu hera e parë që një shtetase britanike u martua me një trashëgimtar të fronit në më shumë se 300 vjet./ZËRI