Qytetërim

Dani Alves shpallet i pafajshëm

Dani Alves u arrestua në janar të vitit 2023, ndërsa qëndroi në burg deri në mars të 2024

I.F
Dani Alves shpallet i pafajshëm
Dani Alves

SPANJË- Gjykata e Lartë e Drejtësisë së Katalonjës, ka pranuar ankimimin e ish-futbollistit Dani Alves kundër dënimit me 4 vite e gjysmë burg për sulm seksual ndaj një gruaje në një klub nate. Gjykata rrëzoi dënimin me argumentin se nuk ka prova të mjaftueshme për të "tejkaluar standardet e kërkuara nga prezumimi i pafajësisë". Vendimi i kësaj të premteje, i cili mund të apelohet, nënkupton rrëzimin e akuzave ndaj futbollistit, duke e lënë atë të lirë.

Sipas trupës gjykuese të përbërë nga 3 gra dhe 1 burrë, në dëshminë e vajzës ka “shumë pasaktësi dhe kontradikta, ashtu si në vlerësimet juridike dhe pasojat e tyre” që sollën dënimin me 4 vite e gjysmë ndaj ish-futbollistit.

Dani Alves u arrestua në janar të vitit 2023, ndërsa qëndroi në burg deri në mars të 2024, por, pas vendimit të dënimit nga Gjykata Penale e Katalonjës, ai u la i lirë me kusht, pasi pagoi 1 milion euro garanci. Po ashtu, ish-futbollistit iu mor pasaporta, duke iu ndaluar dalja jashtë vendit dhe u la në detyrim paraqitje më shumë se një herë në javë në gjykatë dhe të qëndronte në një distancë të përcaktuar nga viktima e mundshme.

Gjyqi i ngritur ndaj tij, e rrënoi financiarisht Dani Alves, dhe i shkatërroi karrierën që kishte fituar si futbollist në nivelet më të larta. Me marrjen e pafajësisë, braziliani tani mund të nisë gjithçka nga e para, ndërsa avokatia e tij ka lënë të hapur mundësinë e një padie civile me kërkesën për dëmshpërbim./ZËRI

Poll

MOS HUMB