
ALGJER- Imane Khelif, boksierja algjeriane e cila fitoi një medalje të artë në Paris mes polemikave rreth gjinisë së saj që dominoi mediat ndërkombëtare në të gjithë botën, ka folur për diskriminim ndaj saj në një intervistë të fundit. Një nga personat që e sulmoi atë më shumë ka qenë, Elon Musk pavarësisht se u mësua që ajo ka lindur femër, sportistja ka qenë shënjestër e akuzave të pabazuara gjatë gjithë Lojërave Olimpike. Khelif ka ngritur një padi ndaj Elon Musk dhe Donald Trump për sulm kiberentik. Pronari i X, ripostoi një postim ku shkruhej se burrat nuk duhet të marrin pjesë në sportet e grave, pas fitores së algjerianes ndaj Angela Carini të Italisë në raundin e 16-të.
Në një intervistë me shfaqjen televizive franceze CLIQUE, Khelif filloi te qaj kur u pyet për postimin e Musk, i cili shkaktoi sulme të mëtejshme ndaj saj në internet.
"You hate me but you don't even know me"
— CLIQUE (@cliquetv) September 8, 2024
Imane Khelif reacts to the cyberbullying campaign spread by @elonmusk. #elonmusk #olympicgames #imanekhelif pic.twitter.com/Ad5Yc3fZYG
“Elon Musk ishte një nga të parët që më sulmoi gjatë kësaj fushate urrejtjeje. Ai e ngarkoi një video timen dhe ajo u ripostua. Pra, ai ishte një nga njerëzit e parë që përhapi këtë budallallëk, që filloi këtë fushatë urrejtje kundër meje. Unë do t'i thoja... më urren, por as nuk më njeh. Nuk e kam idenë pse e nise këtë sulm. Ti ke qenë mizor me mua, mizor me familjen time, mizor me nënën time. Gjatë asaj kohe mamaja shkonte çdo ditë në spital për shkak të shqetësimeve që ju i shkaktuat asaj”, tha boksierja.
E përlotur, Khelif shpjegoi se kjo sjellje e njerëzve i duket e pakuptueshme dhe zbuloi se besimi i saj ndihmoi të kapërcejë këtë periudhë të vështirë në jetën e saj.
Khelif u lejua të garonte në Lojërat Olimpike vetëm një vit pasi ajo u skualifikua nga Kampionatin Botëror i Boksit sepse ajo dështoi në një test, i cili tregoi se ajo kishte kromozome XY. Ky vendim i marrë nga Federata Ndërkombëtare e Boksit (IBA) shkaktoi reagime, ku Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i cilësoi testet e këtij lloji si arbitrare dhe jo të besueshme. IOC vitin e kaluar hoqi statusin e IBA-së si organi drejtues i boksit për çështjet e qeverisjes dhe financimit dhe mori përsipër veprimtarinë e boksit në Lojërat e Parisit, duke zbatuar rregullat e pranueshmërisë nga Lojërat Olimpike 2016 dhe 2021. /ZËRI