Bota

Nuk kanë fund polemikat! Trump ironizon sërish Imane Khelif: ‘Ai’ fitoi medaljen e artë! Nga burrë evoloi e u bë grua

Khelif mundi Yang Liu të Kinës në finalen e kategorisë së peshës së lehtë për femra, duke përfunduar serinë më të mirë të ndeshjeve të karrierës së saj në boks.

f.t
Nuk kanë fund polemikat! Trump ironizon sërish Imane Khelif:
Donald Trump dhe Imane Khelif

SHBA- Boksierja algjeriane, Imane Khelif, e cila është kthyer në një nga personazhet më të përfolur të Lojrave Olimpike është komentuar edhe nga ish-presidenti amerikan Donald Trump. Khelif mundi Yang Liu të Kinës në finalen e kategorisë së peshës së lehtë për femra, duke përfunduar serinë më të mirë të ndeshjeve të karrierës së saj në boks.

“Kush dëshiron që burrat të marrin pjesë në sportet e grave? Do të doja të përgëzoja gruan e re që ka evoluar nga një burrë në një grua. ‘Ai’… Ajo fitoi medaljen e artë. Po gruaja, gruaja e bukur, nga Italia? Ajo hyri atje dhe nuk e dinte se çfarë po ndodhte. Ajo është një boksiere shumë e mirë – por vetëm kundër femrave të tjera.’”, tha Trump.

Kjo nuk është hera e parë që Trump flet për boksieren algjeriane. Khelif ka lindur femër, por është pohuar se ajo ka kromozome XY mashkullore pasi bëri një test vitin e kaluar nën IBA, të cilët që atëherë kanë refuzuar në masë të madhe t’ju përgjigjen pyetjeve se si funksionon procesi./ZËRI

Poll

MOS HUMB