Qytetërim

Lana Del Rey bën daljen e parë publike me të dashurin e shumëpërfolur, ai nuk e kishte idenë kush ishte ajo...

Pasi mohoi lidhjen, këngëtarja ka bërë daljen e saj publike me partnerin e ri

E.K
Lana Del Rey bën daljen e parë publike me të dashurin  e
Lana del rey dhe jeremy dufrene

SHBA- Lana Del Rey bëri daljen e saj të parë dhe zyrtare publike me të dashurin e shumwpërfolur, udhërrëfyesin e krokodilëve, Jeremy Dufrene. Del Rey shihet e buzëqeshur, duke u kapur për dore me partnerin teksa të dy u larguan nga vendi ku ndodheshin.

39 vjeçarja kishte veshur një fustan në ngjyrë blu, e shoqëruar me pupa rozë dhe e kompletoi look-un me një varëse të thjeshtë dhe flokët i kishte me një stil të thjeshtë. Këngëtarja e ‘Summertime Sadness’ iu bashkua shoqes së saj të ngushtë, Taylor Swift, e cila aktualisht po kryeson turneun e bujshëm të Eras Tour.

Paraqitja e Del Rey me Dufrene vjen disa ditë pasi artistja komentoi spekulimet për romancën e saj në Instagram. Ajo e mohoi çdo përfshirje romantike nën një postim që pyeste për marrëdhënien e saj me një përgjigje të vetme, “Jo”. Epo mesa duket dashuria s’mund të mbahet e fshehtë!

Lana Del Rey bën daljen e parë publike me të dashurin  e

Sipas Daily Mail , këngëtarja e mbajti të fshehtë lidhjen, ndërkohë që ai nuk e dinte se kë kishte përballë.

Lana Del Rey bën daljen e parë publike me të dashurin  e

“Ata njihen prej vitesh, por filluan të takohen vetëm disa muaj më parë”, tha burimi për gazetën. “Lana u takua për herë të parë me Jeremy në vitin 2019 dhe ata mbajtën kontakte”.

Lana Del Rey bën daljen e parë publike me të dashurin  e

“Ai nuk e kishte idenë se kush ishte ajo në atë moment, por edhe ajo nuk vendosi që të prezantohej. Ajo donte të shkonte në një turne me varkë, por ajo kurrë nuk priste që të binte në dashuri me një kapiten varke”, shkruan Daily Mail.

Poll

MOS HUMB