
TIRANË- Shumë është thënë mbi marrëdhënien e Luiz Ejllit dhe Arbana Osmanit, por duket se konflikti nuk është dhe aq i ndezur sa të gjithë kishin menduar.
Prej muajsh flitet për një ftohje të raportit mes tyre, gjë që u nxit edhe nga një deklaratë e Luizit, i cili muaj më parë i pyetur në lidhje me krisjen e tyre, tha:
'Unë jam këtu, ajo atje...Ka krisje... Në maj do zbuloj më shumë se s'më lejohet’, duke nënkuptuar kontratën e menaxhimit që kishte lidhur me Top Channel.
E pyetur rreth kësaj në “Zë me Mirën”, Arbana tha se para disa ditësh:
“Luiz Ejlli i pari, por të gjithë, kanë respektin tim maksimal dhe vlerësimin tim maksimal për atë çfarë kanë bërë në Big Brother. Raporti im përgjithësisht me të gjithë konkurrentët, fillon dhe mbaron me fillimin dhe mbarimin e Big Brother. Kështu që nëse na takon jeta, unë jam shumë e lumtur që t`i jap një përqafim të gjithëve.”
Sakaq, mbrëmjen e djeshme ata kanë treguar se kanë përmirësuar raportet. Arbana ka publikuar një video ku shfaqet Klajdi Haruni duke kënduar një cover të Ardit Gjebreas të kënduar më parë nga Luizi.
"Ardit Gjebrea ka bërë një kryevepër që unë si cover e kam shijuar vetëm një herë nga Luizi dhe nga Klajdi sonte"- shkruante Arbana krah videos, duke bërë tag Luizin.

Postimi është shpërndarë edhe nga Luizi. Ky i fundit vazhdon që të mos e ndjekë Arbanën në rrjetet sociale. Luizi e hoqi atë nga lista e personave që ndiqte në Instagram, pak muaj pas daljes nga BBV.