Qytetërim

Pioli me valixhet gati! Kush është trajneri që është gati t’i thojë ‘PO’ Milanit

Sipas “Corriere dello Sport”, një nga emrat është Julen Lopetegui

E.K
Pioli me valixhet gati! Kush është trajneri që është
Stefano Pioli

ITALI- E ardhmja e Stefano Pioli-t në drejtim të Milan-it ka shumë mundësi të vendoset të enjten në mbrëmje, nata kur do të zhvillohet ndeshja e kthimit të çerekfinaleve të Europa League.

Nëse nuk do të arrijë të përmbysë humbjen 1-0 të pësuar në San Siro tri ditë më parë kundër Roma-s, trajneri emilian i Milan-it mund të shkarkohet në fund të sezonit, pavarësisht se ka edhe një vit në kontratë.

Por kush do të merrej në vendin e tij? Sipas “Corriere dello Sport”, një nga emrat është Julen Lopetegui.

Milan-i është takuar dy herë me trajnerin spanjoll dhe duket se bëhet fjalë për diçka serioze, pavarësisht se klubi nuk i ka bërë akoma një ofertë zyrtare trajnerit.

Kontaktet e para kanë nisur dy muaj më parë dhe Lopetegui, i cili pa ekip pas largimit nga Ëolves, duke se ka dhënë miratimin e tij për të marrë drejtimin e kuqezinjve.

Poll

MOS HUMB