
FRANCË- Një video ka bërë xhiron e internetit ku shihet Kylian Mbappe teksa sheh me dashuri një modele. Pikërisht kjo modele po bën "namin" në rrjetet sociale duke fituar më shumë se 100,000 ndjekës. Vetëm sepse Kylian Mbappe po e shihte.
Ai është parë duke shijuar eventin me Ousmane Dembele në restorantin luksoz La Guerite. Në video duket Mbappé, i cili kishte qenë i angazhuar në një bisedë të thellë me Dembelen, por mbeti pa fjalë për një moment kur një modelja iu afrua tryezës së tyre, duke valëvitur një flamur francez.
E reja, e identifikuar më vonë si Lea dëshmoi një rritje dramatike në mediat sociale si rezultat i këtij momenti të shkurtër. Tani ajo ka 143,000 ndjekës./ZËRI