Qytetërim

Ngre gishtin e mesit! Neymar përgjigjet ashpër ndaj kritikave se është shëndoshur

Futbollisti brazilian iu përgjigj ashpër fansave, pas kritikave se ai është shëndoshur.

D.XH
Ngre gishtin e mesit! Neymar përgjigjet ashpër ndaj kritikave se
Neymar

ARABI SAUDITE – Futbollisti i Kombëtares së Brazilit, Neymar ka qenë sërish në qendër të vëmendjes. Këtë herë ai është kritikuar, teksa fansat thanë se është shëndoshur. Fansat panë fotografitë e Neymar në ditëlindjen e Romarios dhe e kritikuan, duke u shprehur se ai është shëndoshur.

Pas kësaj, Neymar është kundërpërgjigjur ashpër. Ai ka ngritur gishtin e mesit. Lojtari tregoi edhe trupin, duke thënë se është në formë perfekte. Madje, futbollisti pretendoi në videon e tij se kritikat bëhen nga njerëz që e urrejnë pa shkak.

Futbollisti brazilian Neymar aktualisht po rikuperohet, pas një dëmtimi të rëndë që mori në shtator 2023./ZËRI/

Poll

MOS HUMB