
TIRANË- Teksa është në pritje të ëmbël, një veprim i fundit i moderatores Kiara Tito ka bërë që fansat të mendonin se mes saj dhe Luiz Ejllit, marrëdhënia nuk është më si më parë. Kiara ka hequr nga gishti unazën e saj të martesës.
Gjithsesi moderatorja i ka mbyllur aludimet, duke treguar se çdo gjë është mirë mes saj dhe Luizit. Arsyeja që nuk po e mban më unazën vjen si shkak i shtatzanisë. Kiara ka publikuar në Instagram një foto, duke treguar se ka hequr unazën nga dora, ku ka shkruar: “Unaza nuk më bën më, se më janë enjtur gishtat, kështu që mos filloni me drama!”.

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë në pritje të një vajze. Moderatorja në postimin e fundit ka treguar për ndjekësit dhe fansat se është 25-javëshe./ZËRI