
BRAZIL – Tjetër skandal dhe në qendër të vëmendjes sërish është ylli brazilian, Neymar. Një muaj pas lindjes së vajzës së tij, Mavi, Neymar Jr dhe Bruna Biancardi vendosën të ndaheshin dhe prej disa javësh kanë nisur jetën e tyre, ndaras.
Një nga arsyet kryesore të këtij vendimi po shfaqet tani, pasi raportimet në Brazil bëjnë me dije se ylli i Al Hilal është në pritje të fëmijës së tij të tretë, me një grua tjetër.
Segundo o colunista, @euleodias Neymar e a modelo Amanda Kimberlly vão ser papais de uma menina. Amanda já está no 4° mês de gestação.
— LIBERTA DEPRE (@liberta___depre) January 23, 2024
????: Instagram pic.twitter.com/6z4cKZbe5N
Kjo është modelja Amanda Kimberly, e cila thuhet se është katër muajshe shtatzënë me fëmijën e Neymar. E reja me origjinë nga São Paulo u bë e famshme për praninë e saj në emisione të ndryshme në TV në Brazil./ZËRI/