Qytetërim

Notis Sfakianakis përfundon në spital

Mjekët kanë siguruar fansat e tij se Notis Sfakianakis është në gjendje të mirë, pavarësisht lëndimit që ka marrë dhe shumë shpejt do të dalë nga spitali. 

k.m.
Notis Sfakianakis përfundon në spital
Notis Sfakianakis

GREQI- Notis Sfakianakis u rrëzua në shtëpinë e tij. Sipas mediave greke, Notis Sfakianakis ndodhet në spital, pasi ka pësuar një frakturë në këmbë. Mjekët kanë siguruar fansat e tij se Notis Sfakianakis është në gjendje të mirë, pavarësisht lëndimit që ka marrë dhe shumë shpejt do të dalë nga spitali. 

Por lëndimi i tij duket se e ka shtyrë edhe më shumë rikthimin e tij në muzikë.  Dita e fundit e nëntorit 2020 është edhe e fundit që ai doli publikisht, edhe pse jo ashtu siç do të kishte dashur. Kamerat e kanë regjistruar me pranga në duar, pasi u kap me drogë, megjithatë u la i lirë. Që nga ajo kohë ai nuk ka dalë më kurrë në media dhe as nuk ka publikuar asnjë projekt të ri. Së fundmi, u fol se ai do të rikthehej më një dedikim për mikun që humbi pak javë më parë, këngëtarin e mirënjohur grek, Vasilis Karras./ZËRI

Poll

MOS HUMB