Qytetërim

Ndeshja Shqipëri-Kili/ Formacionet zyrtare, ja kush janë “luftëtarët” kuqezi në fushë

Trajneri Silvinjo ka vendosur që në këtë ndeshje t’u besojë kryesisht lojtarëve me të cilët përballoi kualifikueset, me lëvizje të vogla në rreshtim.

f.t
Ndeshja Shqipëri-Kili/ Formacionet zyrtare, ja kush janë
FOTO ILUSTRUESE

ITALI- Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot testin e parë miqësor për vitin 2024, një përballje shumë interesante ndaj Kilit ku trajneri Silvinjo do të fillojë punën konkrete për pjesëmarrjen në Europian.

Trajneri Silvinjo ka vendosur që në këtë ndeshje t’u besojë kryesisht lojtarëve me të cilët përballoi kualifikueset, me lëvizje të vogla në rreshtim. Në portë pritet të jetë Strakosha, ndërkohë që reparti i mbrojtjes mbetet ai me Gjimshitin dhe Mihajn në qendër në mungesë të Ismajlit, ndërkohë që nga krahët janë po ata, Mitaj dhe Hysaj. Përpara tyre do të jetë një tjetër dyshe e pandryshuar me Ramadanin dhe Asllanin, për të kaluar tek treshja përpara që janë Asani, Seferi dhe në majë të sulmit i rikthyer Manaj.

FORMACIONET ZYRTARE

SHQIPËRIA: Strakosha, Hysaj, Mihaj, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Asani, Seferi, Manaj.
Trajner: Silvinjo

Ndeshja Shqipëri-Kili/ Formacionet zyrtare, ja kush janë
FORMACIONET
Poll

MOS HUMB