
FUTBOLLISTËT
ARMENI- Kombëtarja e Kosovës po luan sot ndeshjen miqësore ndaj Armenisë në Jerevan. Ky është edhe testi i parë i trajnerit të ri të Kosovës, Francesko Foda.
Por ajo që ka tërhequr vëmendjen e tifozëve përpara fillimit të ndeshjes ka qenë fakti se në fanellat e lojtarëve të skuadrës së Armenisë, ku si në çdo fanellë për ndeshje ndërkombëtare vendosen dy flamujt e shtatëve respektiv, ai i Kosovës është vendosur mbrapsht.
Kur kamera është afruar gjatë ceremonisë së himneve përpara takimit vihet re stema e flamurit. Një gabim, me qëllim apo jo, për momentin po bëhet hit në rrjetet sociale. /ZËRI
Poll