Qytetërim

"Halli" i Eiza González: Jam shumë e bukur!

Në një intervistë që ka dhënë për revistën "InStyle", ajo ka treguar edhe detajet. 

k.m.
"Halli" i Eiza González: Jam shumë e bukur!
Eiza González

SHBA- Aktorja meksikane Eiza González ka një hall shumë të madh. Sipas saj, fakti që është shumë e bukur, i ka kushtuar disa role shumë të rëndësishme në Amerikë. Bukuroshja brune Eiza, 34 vjeç, tregoi se si pamja e saj nuk e ka ndihmuar në kinematografinë e Hollywood. Në një intervistë që ka dhënë për revistën "InStyle", ajo ka treguar edhe detajet. 

“Më kujtohet që më kanë thënë për kaq shumë projekte: 'Ajo është shumë e bukur për rolin. Ajo është shumë seksi për rolin'. I thosha, po Margot Robbie? Ajo është gruaja më seksi, më e bukur që kam parë ndonjëherë në jetën time! Nga e gjithë kjo, kam pasur një krizë identiteti për një kohë shumë të gjatë. Po mendoja çfarë të bëja. Të rruaja kokën? Si ta bëja veten më pak tërheqëse?,"-tregoi ajo.

POR SI DUKEJ DHE SI DUKET TANI AKTORJA MEKSIKANE?

"Halli" i Eiza González: Jam shumë e bukur!

"Halli" i Eiza González: Jam shumë e bukur!

"Halli" i Eiza González: Jam shumë e bukur!

"Halli" i Eiza González: Jam shumë e bukur!

Eiza González Reyna është një aktore dhe këngëtare meksikane. Ajo fitoi popullaritet duke luajtur në rolin kryesor të Clara Molina në dramën argjentinase të Nickelodeon, Sueña conmigo (2010–2011). Ajo njihet gjithashtu për rolet e saj si Santanico Pandemonium në serialin horror amerikan From Dusk till Daën: The Series (2014–2016), si Monica "Darling" Castello në filmin e krimit aksion Baby Driver (2017), etj./ZËRI

Poll

MOS HUMB