
Djemte e Afrim Bunjakut
TIRANË – Djemtë e heroit shqiptar, Afrim Bunjaku do të jenë sot në Tiranë, për të parë ndeshjen mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe.
“Bashkë me ne sot, në festën e kombëtares tonë, janë edhe dy djemtë e heroit të Republikës së Kosovës, Afrim Bunjaku", njofton TPZ.

Djemte e heroit Afrim Bunjaku ne ceremonine e nderimit te babait te tyre me titullin "hero i Kosoves"
Djemtë e heroit Bunjaku, përpara disa muajsh, ishin të pranishëm në një ceremoni shtetërore, ku babai i tyre u nderua me titullin “Hero i Kosovës”.
Ndërsa, gjatë ditës së sotme, ata do të shohin nga afër sfidën mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe, e cila pritet të kthehet në festë në kryeqytetin shqiptar. /Zëri.ai/
Poll