Qytetërim

“Ndalo, për hir të zotit”, Neymar ulëret nga dhimbjet e gjurit

Ish-ylli i PSG-së pësoi dëmtim të meniskut dhe ligamenteve të kryqëzuara, duke bërë të nevojshme një operacion që mund ta mbajë jashtë fushës deri në 10 muaj.

k.m.
“Ndalo, për hir të zotit”, Neymar ulëret nga dhimbjet
Neymar

BRAZIL- Ylli brazilian Neymar nuk i ka përmbajtur lotët teksa bën terapi për t'u rekuperuar nga dëmtimi që ka marrë gjatë një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës kundër Uruguait. Ish-ylli i PSG-së pësoi dëmtim të meniskut dhe ligamenteve të kryqëzuara, duke bërë të nevojshme një operacion që mund ta mbajë jashtë fushës deri në 10 muaj.

Neymar ende shpreson të luajë në Kupën e Amerikës në qershor, edhe pse ndoshta do të humbasë pjesën tjetër të sezonit të Ligës Saudite në Pro. Fazat e hershme të rikuperimit të Neymar janë kapur në një video të fundit, e cila përfshin skena që tregojnë dhimbjen torturuese nga lëndimi i marrë. 

“Ndalo, për hir të Zotit,”-dëgjohet Neymar mes lotësh, teksa stafi i trajton këmbën e lënduar. 

Ky dëmtim e kushtëzon brazilian edhe te kontrata e nënshkruar me Al Hilal, pasi sauditët ia kanë pezulluar përkohësisht kontratën Neymarit, i cili përfitonte të ardhura marramendëse, deri 3 milionë euro në javë./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB