
AUSTRALI- Një skenë e pazakontë sherri ka ndodhur gjatë një koncerti në Astrali, ku anëtarët e grupit rock "The Brian Jonestown Massacre" u përleshën në skenë me njëri-tjetrin. Gjithçka nisi pasi këngëtari i grupit Anton Newcombe, tentoi të largonte nga skena kitaristin Ryan Van Creed.
“Ule kitarën, festa mbaroi. Nuk ka më muzikë derisa të largohesh nga këtu. Ne në fakt nuk kemi nevojë për ty. Shko! Lëre kitarën në skenë,"- i bërtiti Newcomb kitaristit. Nga ana tjetër Van Creed i tha që të mendohej mirë sepse “nëse ai merr vendimin për t'u larguar, do të ishte përgjithmonë”, duke vënë në dukje seriozitetin e situatës.
I zemëruar nga ajo që po ndodhte në skenë, Van Creed doli jashtë, pasi goditi me grusht këngëtarin teksa largohej nga skena. Përfundimisht, kitaristi u largua, ndërsa këngëtari vazhdonte t'u bërtiste atyre përreth. Në shenjë zhgënjimi, fansat e tyre nisën të hidhnin shishe në skenë.
The Brian Jonestown Massacre show in Melbourne descended into an onstage brawl last night. The band have cancelled the remaining tour dates.
— Far Out Magazine (@FarOutMag) November 22, 2023
pic.twitter.com/XUQIJGgs1j
Incidenti detyroi anëtarët e grupit rock "The Brian Jonestown Massacre" të anulojnë pjesën tjetër të turneut të tyre.