
KOSOVË-Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, feston ditën e sotme ditëlindjen. Si duket këtë vit këngëtarja ka vendosur ta kalojë në Kosovë. Sapo zbriti nga avioni, Rita Ora e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Taika Waititi shihet e emocionuar. Në pamjet e publikuara këngëtarja sapo zbrit shkallët shihet teksa ulet, prek tokën dhe falenderon zotin. Ishte kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ai i cili publikoi pamjet nga mbërritja e këngëtares në aeroportin “Adem Jashari”.
Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” e ka pritur këngëtaren me tortë në ditëlindjen e 33-të.
"Mirë se vini në shtëpi dhe urime ditëlindjen Rita Ora!'- uroi Aeroporti i Prishtinës.

Më pas Ora dhe bashkëshorti i saj, Taika Waititi kanë zhvilliar edhe një takim me kryeministrin Albin Kurti. Këngëtarja tha se zgjodhi që sot të vijë në Kosovë për të festuar ditëlindjen e 33-të “në një mënyrë të pabesueshme”. Nga ana tjetër Kurti e falenderoi Ritën për përfaqësimin që i ka bërë Kosovës në botë.
“Rita Ora ka arritur majat më të larta të suksesit dhe njohjes në mbarë botën duke nderuar gjithmonë rrënjët dhe kulturën e saj në atdhe. Ishte nder ta prisja atë dhe Taika Waititi sot ne ditelindjen e saj. Kosova, Britania e Madhe dhe Zelanda e Re duken pa kufi përballë artit”, shkroi Kurti në “X”.
.@RitaOra has reached the highest heights of success and recognition worldwide while always honoring her roots and culture back home. It was an honor to host her and @TaikaWaititi today on her birthday. Kosova, the UK, and New Zealand seem without boundaries in the face of art. pic.twitter.com/ZaHJcFqJTT
— Albin Kurti (@albinkurti) November 26, 2023