Qytetërim

Mungoi vetë, por Angelina Jolie dërgoi 'krijimin' e saj në Oscars

Ajo krijoi një fustan mëndafshi për Suleika Jaouad, e cila shfaqet në dokumentarin "American Symphony" me bashkëshortin e saj, Jon Batiste.

k.m.
Mungoi vetë, por Angelina Jolie dërgoi 'krijimin' e saj
Angelina Jolie

SHBA- Angelina Jolie nuk mori pjesë në ceremoninë e Oscars 96-të, por dërgoi diçka të sajën në event. Aktorja dizenjoi një fustan të veçantë për tapetin e kuq, duke lancuar kështu edhe markën e saj të modës, "Atelier Jolie". Ajo krijoi një fustan mëndafshi për Suleika Jaouad, e cila shfaqet në dokumentarin "American Symphony" me bashkëshortin e saj, Jon Batiste.

Mungoi vetë, por Angelina Jolie dërgoi 'krijimin' e saj

Fustani, i bërë nga 100 për qind mëndafsh i qëndrueshëm dhe i cilësisë së mirë , përmban skica të vizatuara me dorë të krijuara në bashkëpunim me artistin Chaz Guest. Vepra artistike u frymëzua nga dokumentari i Batiste dhe Jaouad, i cili ndjek marrëdhënien e çiftit pas diagnostifikimit të Jaouad me leuçemi. Në përputhje me etikën e qëndrueshme të Atelier Jolie, pamja e Jaouad u kompletua me bizhuteri vintage nga Neil Lane Couture, që datojnë nga fundi i viteve 1800./ZËRI

Poll

MOS HUMB