
TIRANË- Vitet kalojnë dhe këngëtarja shqiptare Mira Konçi na e vërteton më së miri shprehjen e famshme se mosha është thjeshtë një numër, kur dukesh në formë dhe po aq tërheqëse sa ajo edhe pas 51 vitesh. Dy ditë më parë artistja ka festuar 51 vjetorin e lindjes dhe urimet më të bukura i mori nga njerëzit e saj më të dashur. Nuk do ta dinim nëse vajza e saj, s'do e kishte uruar puliksht të ëmën në këtë ditë të veçantë për të.
“Gëzuar ditëlindjen Mbretëresha ime. Të dua më shumë se çdo gjë tjetër”, shkruan vajza e saj Era Saraçi.

Prej vitesh artistja është shpërngulur në Amerikë dhe i ka munguar ekranit shqiptar. Pas ndarjes, Shpëtim Saraçi u rikthye në Shqipëri ku vazhdon karrierën si kompozitor, ndërsa Mira dhe fëmijët vazhdojnë jetesën në New York. Mira dhe Shpëtimi janë prindër ë dy fëmijëve, Erës dhe Drinit./ZËRI