
SHBA- Megan Fox së fundmi ka zbuluar disa nga vështirësitë në jetën e saj, mes tyre një abort që pësoi pasi mbeti shtatzënë me të fejuarin Machine Gun Kelly. Aktorja ka shkruar në lidhje me abortin, marrëdhënien e ndërlikuar me MGK dhe ndjesitë e përjetuara në etapa të ndryshme të jetës në librin e saj të poezive, të titulluar “Pretty Boys Are Poisonous”. Ndërkohë gjatë një interviste për “Good Morning America”, Fox tregoi se e ka përjetuar shum keq abortin, pasi kurrë nuk kishte kaluar diçka të tillë.
“Unë kurrë nuk kisha kaluar një gjë të tillë më parë në jetën time. Unë kam tre fëmijë, kështu që ishte shumë e vështirë për ne të dy, dhe na dërgoi në një udhëtim shumë të egër së bashku,duke u përpjekur të kuptojmë, ‘Pse ndodhi kjo?’,-shprehte Fox.
Në libër, Fox detajon ndjenjën e dëshirës që ajo ka për të mbajtur vajzën e saj të palindur. Në 2 poema, të titulluara “I” dhe “II”, ajo rrëfen pikëllimin dhe zemërthyerjen e përjetuar nga një abort.
“Në anën tënde të shtratit ka një eko, 10 javë dhe 1 ditë…Mendon se nëse ajo do të mundte, do të linte një shënim për vetëvrasjen? Por tani, më duhet të them lamtumirë. Mbyll sytë dhe imagjinoj që të shtrëngoj fort në kraharor, ndërkohë që ata të heqin nga trupi im”,- shprehet Fox dhe poema shoqërohet nga një ilustrim, në të cilin një grua mban një bebe.
Sa i përket librit, Fox thotë se djemtë e bukur të helmojnë dhe ka një argument për këtë. Ajo pretendon se prej vitesh ka ruajtur sekretet e burrave dhe trupi i dhemb duke mbajtur peshën e mëkateve të tyre. Aktorja ishte e martuar me Brian Austin Green për 10 vjet deri në vitin 2020 dhe ka tre djem me aktorin e “Beverly Hills, 90210”: Journey River, Bodhi Ransom dhe Noah Shannon.