
TIRANË- Teksa ende qarkullojnë zërat se Arbana Osmani nuk do të jetë prezantuesja e Big Brother Vip, moderatorja me veprimin e fundit në rrjete sociale duket se iu ka dhënë përgjigje aludimeve.
Në një foto të publikuar në rrjetet sociale, ndjekësit i kanë shkruar moderators në lidhje më lajmet që qarkullojnë në media, ku po thuhet se ajo nuk do të jetë moderatorja e sezonit të tretë të BBV. Arbana në postim ka zgjedhur të pëlqejë të gjithë komentet që thonë se BBV 3 nuk do bëhet dot pa drejtimin e saj. Reagimi i moderatores është marrë nga fansat si një pohim se ajo do të jetë prezantuesja edhe për edicionin e 3-të të Big Brother Vip.
Lajmi se këtë vit “Big Brother VIP 3” mund të mos moderohet nga Arbana Osmani u përhap me shpejtësi dhe dy emrat që mund ta zëvendësojnë atë janë Ledion Liço ose Bora Zemani. Zërat u theksuan edhe më shumë kur ditën e sotme është vënë re se Arbana dhe Ledioni nuk ndiqen më në Instagram.Madje u raportua se ajo ka pasur disa përplasje me drejtuesit e televizionit./Zëri.ai