Qytetërim

Memet në rrjet/ Ganiu e mallkoi, dëmtohet Mërgim Berisha

“Kurrë gol mos dhaftë, e theftë këmbën”, u shpreh Ganiu, ndërsa tani vjen dëmtimi

E.K
Memet në rrjet/ Ganiu e mallkoi, dëmtohet Mërgim Berisha
Gani Germia, Vesa Vllasaliu dhe Mergim Berisha

KOSOVË- Një prej figurave më të komentuara të rrjetit së fundmi, futbollisti i njohur shqiptar, Mërgim Berisha, ka pësuar një lëndim në gju gjatë stërvitjes së tij.

Kjo është konfirmuar nga vet klubi gjerman në të cilin luan, Hoffemheim, përmes një deklarate zyrtare,  ku njoftohet se Berisha do t’i nënshtrohet kontrolleve më të detajuara.

“Mërgim Berisha lëndoi gjurin gjatë stërvitjes dhe për këtë arsye e ndërpreu më herët stërvitjen. Në ditët në vijim do të bëhen kontrollime më të detajuara”, ka njoftuar klubi gjerman.

I vendosur në qendër të vëmendjes për historinë e tij me ish-të fejuarën Vesa Vllasaliu, le të themi se komentet e njerëzve për Mërgimin nuk kanë qenë shumë dashamirëse.

Por, ka rrëmbyer vëmendje se një lëndim i tillë, atij i ishte “uruar” nga një prej banorëve të Big Brother VIP Kosova – Gani Gërmia.

I prekur në momentin kur Vesa rrëfyeu versionin e saj të historisë me Mërgimin, ai në ato momente shprehu një mallkim për futbollistin nga Kosova.

“Kurrë gol mos dhaftë, e theftë këmbën”, është shprehur ai.

Kjo është sjellë në vëmendje edhe nga komentuesit e shumtë në njoftimin e klubit gjerman.

Poll

MOS HUMB