
TIRANË- Fituesi i "Big Brother Vip Albania" Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito sëshpëjti do të bëhen prindër të një vajze. Lajmi për shtatzaninë e Kiares kishte qarkulluar prej javësh në mediat rozë por mes duket "ku ka zë, s'është pa gjë", thotë populli.
Në një festë private Luizi dhe Kiara kanë zbuluar gjininë e bebes dhe kanë festuar me njerëzit e afërt, shkruan revista “Who”. Kiara ia ka dalë ta mbajë "sekret" lajmin dhe pse veshjet në disa dalje publike e kanë "tradhëtuar".
Dyshja u njohën gjatë eksperiencës së tyre në "Big Broither Vip Albania". Mes polemikash, debatesh e mërzisj ata lidhjen e dashurisë e finalizuan në një "martesë". Se kur do të mbahet dasma e vërtetë kjo mbetet për tu parë pasi çifti tashmë do të kenë obligime të tjera./Zëri.ai