
ITALI- Ish-modelja Manuela Ferrara, ka qenë një nga vajzat e ftoheshin rregullisht në festat e darkat polemizuese të politikanit italian Silvio Berlusconi. Ferrara, që e përshkruan veten si “gazetare, modele e influencer’, është një nga 20 vajzat që paguheshin dhe kishin përfituar banesa nga Berlusconi, përpara se ai te vdiste nga kanceri në qershor.
Por tani ajo duhet të lirojë banesën, nisur nga urdhri i dëbimit që është dhënë. Fëmijët e Berlusconi-t kërkojnë largimin e të gjitha vajzave nga shtëpitë e ish-manjatit në Milano.
Manuela, e cila më parë është shoqëruar me futbollistin Cristiano Ronaldo, banon në vilën Bande Nere-Primaticcio në metropolin italian, por tashmë duhet të largohet deri në fund të vitit.
39 vjeçarja dhe motra binjake Marianna, ishin të ftuara të rregullta në festat e famshme të Berlusconi-t në shtëpinë e tij në Arcore në fillim të viteve 2000, për të cilat më vonë nisën hetimet nga prokuroria tialaine.
Manuela ka punuar më parë në mediat e Berlusconi-t. Ajo tha në një seancë me prokurorët se ishte një vajzë e rregullt por e kanë quajtur ‘eskortë’, e kjo është absurde.
“Ne paguheshim 2,500 Euro në muaj nga Berlusconi dhe festat nuk ishin vulgare pasi nuk kishte asgjë skandaloze, kërcimtaret me këtë punë jetojnë”, ka treguar Ferrara.
Në vazhdim, ajo e punën në parashikimin e motit dhe u bë pjesë e programeve “reality TV” italiane, e gjithashtu modelon për kalendarë e të brendshme.
Edhe Alessandra Sorcinelli e Barbara Guerra kanë marrë urdhër dëbimi, nga trashëgimtarët e Berlusconi-t. Një betejë ka nisur mes palëve për të përcaktuar nëse do të qëndrojnë apo jo në apartamente./Zëri.ai