Qytetërim

Uzuni merr çmimin e rëndësishëm në Spanjë

Ai realizoi 25 gola në La Liga 2, si asnjë lojtar tjetër.

k.m.
Uzuni merr çmimin e rëndësishëm në Spanjë
Myrto Uzuni

SPANJË- Myrto Uzuni është shpallur futbollisti më i mirë i edicionit 2022/2023. Sulmuesi i kombëtares shqiptare u vlerësua për performancën mjaft të mirë në sezonin e shkuar, duke e udhëhequr Granada-n drejt La Liga-s.

Ai realizoi 25 gola në La Liga 2, si asnjë lojtar tjetër.

“Jam shumë i emocionuar për të ndarë këtë arritje me të gjithë ju! Të shpallem futbollisti më i mirë në La Liga 2 në Spanjë është një nder i madh për mua. Të jesh golashënuesi më i mirë dhe të ngjitesh në elitë ishte një ëndërr e realizuar,"- shkroi Uzuni në rrjetet sociale.

"Tani është koha të punoj shumë dhe të jap maksimumin tim për ta mbajtur këtë ekip aty ku e meriton të jetë, ndër më të mirët në Spanjë."

Sipas Uzunit, tifozët e Granadës, janë kyç për ta motivuar. Por lojtari kuqezi vlerësoi edhe shokët e ekipit, trajnerët dhe familjen për mbështetjen e palëkundur. Uzuni theksoi se ai nuk do të ndalet këtu, pasi ky është vetëm fillimi./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB