Qytetërim

Thyen rekordin e Totit, Pepe bëhet “gjyshi” i Champions League

Pepe ka vendosur edhe një tjetër rekord historik. Ai u bë i pari lojtar mbi 40 vjeç që gjeti rrugën e golit në kompeticionin më të lartë kontinental për klubet

E.K
Thyen rekordin e Totit, Pepe bëhet “gjyshi” i Champions League
Pepe, lojtari me i vjeter qe luan ne Ligen e Kampioneve

ITALI- Francesco Totti, gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme, ka regjistruar shumë rekorde. Të gjitha rekordet vërtetojnë madhështinë e tij dhe faktin se ishte lojtari më i madh në të gjithë historinë e Romës.

Megjithatë, një arritje shumë e rëndësishme tani duhet të fshihet nga CV e tij personale. Ka qenë Pepe, ai që ia ka hequr “primatin” ish-kapitenit verdhekuq, gjatë ndeshjes Porto-Antwerp, ndeshje e vlefshme për xhiron e katërt të fazës së grupeve të Champions League, të luajtur mbrëmjen e së martës.

Ndër rekordet që mbante Francesco Totti ishte edhe ai i golashënuesit më të vjetër në të gjithë historinë e Champions League. Një rekord i vendosur më 25 nëntor 2014, kur, në moshën 38 vjeç e 59 ditë, ai shënoi në një ndeshje të këtij kompeticioni me Romën e tij kundër CSKA Moskës.

E pra, në minutën e 91-të të Porto-Antwerp, portugezi Pepe arriti ta bëjë të tijin rekordin, duke gjetur rrugën drejt rrjetës në moshën 40 vjeç e 254 ditë. Në renditjen speciale të golashënuesve më të vjetër në historinë e Champions League, mbrojtësi i lindur në vitin 1983 tani i paraprin Tottit dhe Ryan Giggs, të cilët në vitin 2011 shënuan në një ndeshje mes Manchester United dhe Benfica, në moshën 37 vjeç e 290 ditë.

Pepe, padyshim ka vendosur edhe një tjetër rekord historik. Goli i tij kundër Antwerp ishte i pari në Ligën e Kampionëve. Prandaj, Pepe u bë i pari mbi 40 vjeç që gjeti rrugën e golit në kompeticionin më të lartë continental për klubet.

Javët e fundit, gjatë ndeshjes së luajtur në fushën e Antwerp, Pepe kishte vendosur një tjetër rekord historik. Në fakt, në moshën 40 vjeç e 242 ditë, ai ishte bërë lojtari më i vjetër në fushë, që kishte luajtur ndonjëherë një ndeshje të Ligës së Kampionëve.

I lindur më 26 shkurt 1983 në Maceiò, Brazil, por portugez i natyralizuar, Pepe ishte pa dyshim një nga qendërmbrojtësit më të fortë të brezit të tij. Ai shpërtheu në fillim të viteve 2000 me Maritimon në Portugali, ndërsa e ka lidhur emrin e tij mbi të gjitha me Porton (deri tani 9 sezone në total, të ndarë në dy cikle) dhe me Real Madridin (10 sezone radhazi).

Ende sot një shtyllë e kombëtares portugeze, ai triumfoi me ekipin e tij përfaqësues në “Euro 2016” dhe fitoi edicionin e parë të Ligës së Kombeve.

Poll

MOS HUMB