
PRISHTINË- Vetëm pak javë më parë, këngëtarja shqiptare Teuta Selimi denoncoi në Policinë e Kosovës, bashkëshortin dhe të vëllanë e saj për dhunë në familje. Nga mediat në Kosovë, u raportua se ajo kishte deklaruar në Polici se i shoqi e kishte dhunuar, madje dhe se i kishte përplasur disa herë kokën. Fillimisht denoncoi të shoqin, ndërsa më pas denoncoi edhe të vëllanë, Agron Selimi.
Por një detaj i ri u bë me dije në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova. Gazetari Miftar Zejnullahu u shpreh se ka mësuar nga burime të afërta me këngëtaren se çifti janë rikthyer së bashku. Madje të njëjtët persona deklarojnë se Teuta i ka dhënë një shans tjetër të shoqit dhe tashmë jetojnë sërish së bashku./ZËRI