Qytetërim

Mariah Carey ishte në dijeni të sëmundjes së motrës... por nuk i telefonoi kurrë

Miku i ngushtë i Alison, David Baker, tha për “US Sun” se këngëtarja nuk u përpoq të kontaktonte me motrën e saj më të madhe, madje as për ta pyetur si ndihej edhe pse ishte në dijeni se ajo ishte ne spital.

I.F
Mariah Carey ishte në dijeni të sëmundjes së motrës...
Mariah Carey

LOS ANGELES- Mariah Carey kurrë nuk kontaktoi me motrën e saj të ndjerë, Alison Carey, edhe pse këngëtarja e dinte se ajo ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Miku i ngushtë i Alison, David Baker, tha për “US Sun” se këngëtarja nuk u përpoq të kontaktonte me motrën e saj më të madhe, madje as për ta pyetur si ndihej edhe pse ishte në dijeni se ajo ishte ne spital.

“Një telefonatë ose, edhe më mirë, një videotelefonatë do ta lumturonte shumë Alison. Por kjo nuk ndodhi kurrë”, tha Baker.

Sipas Baker, motra e madhe ishte e mërzitur që Mariah i ndërpreu kontaktet me të dhe zgjodhi të qëndronte larg tyre.

"Refuzimi i shtoi më shumë dhimbje Alison. Ajo fliste shpesh për këtë. Ajo gjithmonë pyeste veten nëse Mariah ose ndonjë nga të afërmit e saj do të merrte pjesë në funeralin e saj. Sot të afërmit e saj më lajmëruan se do të mbajnë një shërbim përkujtimor, por ende nuk e bënë të ditur datën”, tha ai.

Të hënën, ylli i popit konfirmoi vdekjen e motrës dhe nënës së saj, Patricia Carey, e cila vdiq tragjikisht në të njëjtën ditë.

Mariah u distancua nga motra dhe vëllai i saj, Morgan Carey, kur libri i saj me kujtime, The Meaning of Mariah Carey, u publikua në vitin 2020. Madje motra dhe vëllai i saj e paditën për “shpifje” dhe “abuzim psikologjik”.

Sipas dokumenteve të gjykatës në lidhje me padinë, Alison luftoi me varësinë ndaj alkoolit, përveç problemeve të tjera shëndetësore.

Në vitin 2025, disa persona tentuan të grabisnin shtëpinë e saj, duke sulmuar Alison dhe ajo pësoi dëmtim traumatik të trurit, si dhe probleme me shikimin dhe kujtesë afatshkurtër. Ajo gjithashtu luftoi me çrregullime të shtyllës kurrizore dhe të tretjes. /ZËRI

Poll

MOS HUMB