Qytetërim

Spostuan vëllezërit Veshaj? Juli dhe Xhemi së bashku çdo ditë në ekran

Julian Deda, duket se është shpërblyer, pas eksperiencës së tij në Big Brother, duke iu besuar një prej emisioneve më të rëndësishme në ekranin e Top Channel

E.K
Spostuan vëllezërit Veshaj? Juli dhe Xhemi së bashku çdo
Julian Deda dhe Xhemi Shehu

TIRANË- Moderimi i emisionit investigativ “Fiks Fare” këtë sezon i është besuar, Julian Dedës dhe Xhemi Shehut, ndërsa më herët si emra të mundshëm ishin përfolur dhe vëllezërit Romeo dhe Donald Veshaj.

Julian Deda, finalist i Big Brother VIP 3 rikthehet pas disa vitesh në ekranin që e bëri të famshëm përmes spektaklit më të madh të humorit në Shqipëri “Portokalli”.

Ai u kthye në një prej aktorëve më të dashur të shqiptarëve me grupin “The SHBLSH”, ndërsa batutat e tyre nuk mungonin bisedave të tavolinave. Gjatë edicionit të tretë të Big Brother VIP, patëm mundësi të shihnim të gjithë dritëhijet e aktorit gjatë më shumë se 4 muajve. Juli arriti t’i shkonte deri në fund rrugëtimit të tij plot emocione, duke u renditur i dyti.

Krah Julian Dedës do të jetë Xhemi Shehu, e cila rikthehet pas shumë vitesh në emisionin ku nisi karrierën e saj disa vjeçare në televizion. Moderatorja ka qenë një ndër velinat e para të ‘Fiks Fare’. Ajo e nisi karrierën e saj në televizionin më të madh shqiptar në vitin 2003, për të vazhduar më pas si moderatore në emisionin “E diell” dhe spektaklin e humorit “Portokalli”. Pas një pushimi disa vjeçar në televizion, ajo u rikthye sërish në Portokalli në rolin e moderatores, ndërsa këtë sezon do ta shohim në një pozicion krejt tjetër nga sa jemi mësuar.

Dyshja menjëherë pas publikimit të lajmit ka marrë shumë urime, ndërkohë që ende nuk dihet ‘fati’ i dy aktorëve që drejtonin më herët programin investigativ./ZËRI 

Poll

MOS HUMB