Qytetërim

Tragjedi në familjen e Mariah Carey, këngëtarja humbet nënën dhe motrën në të njëjtën ditë

Patricia, e cila më parë ishte e martuar me Alfred Roy Carey, ishte një këngëtare opere dhe trajnere vokale e cila përfundoi studimet në Juilliard

I.F
Tragjedi në familjen e Mariah Carey, këngëtarja humbet
Mariah Carey

LOS ANGELES- Tragjedi në familjen e Mariah Carey! Këngëtarja e njohur tha se nëna dhe motra e saj u ndanë nga jeta në të njëjtën ditë gjatë fundjavës.

“Zemra më është rënduar pasi humba nënën time në fundjavë, fatkeqësisht motra ime u nda nga jeta në të njëjtën ditë”, tha këngëtarja fituese e çmimeve Grammy.

Ylli i “All I want for Christmas” tha se ndihej e bekuar pasi javën e kaluar e kaloi me atë para se të ndërronte jetë. Gjithashtu ajo kërkoi privatësi nga mediat.

 “Ndihem e bekuar që kam mundur të kaloj javën e fundit me nënën time para se ajo të vdiste”, tha këngëtarja.

Patricia, e cila më parë ishte e martuar me Alfred Roy Carey, ishte një këngëtare opere dhe trajnere vokale e cila përfundoi studimet në Juilliard përpara se çifti të priste Alison, Mariah dhe djalin Morgan. Prindërit e saj u divorcuan kur Mariah ishte 3 vjeçe.

Marrëdhënia e Mariah me nënën e saj, nga e cila trashëgoi talentin, ka qenë e ndërlikuar gjatë gjithë jetës së saj, gjë që këngëtarja ka folur shpesh publikisht. Nëna e Mariah ka qenë e bardhë ndërsa babi i saj një afro-venezuelian. Ajo tha se për shkak të prejardhjes së saj ka përjetuar sjellje raciste nga të afërmit e nënës së saj dhe gjithmonë është ndjerë e diskriminuar. Problemet e saj familjare shkuan në një pikë, kur ajo filloi ta thërriste nënën në emër dhe Alison dhe Morgan filloi t’i referohej si ish-motra dhe ish-vëllai. /ZËRI

Poll

MOS HUMB