Qytetërim

U shemb në tokë gjatë ndeshjes, humb jetën në moshën 27-vjeçare futbollisti

Qendërmbrojtësi i skuadrës së Montevideos u rrëzua në fushë gjatë ndeshjes kundër Sao Paulos për 1/16-ën e Copa Libertadores

I.F
U shemb në tokë gjatë ndeshjes, humb jetën në
Pamje nga vendngjarja

MONTEVIDEO- Futbolli uruguaian është në zi. Futbollisti i kombëtares së Uruguait dhe skuadrës Nacional, Juan Izquierdo ndërroi jetë në moshën 27 vjeçare.

Qendërmbrojtësi i skuadrës së Montevideos u rrëzua në fushë gjatë ndeshjes kundër Sao Paulos për 1/16-ën e Copa Libertadores.

Fatkeqësisht, ai nuk mundi t’ia dal mbanë dhe ndërroi jetë në spital. Incidenti ndodhi në minutën e 75-të të ndeshjes në stadiumin “Morumbi” në Sao Paulo. Mbrojtësi nga kryeqyteti uruguaian u rrëzua në fushë dhe shokët e skuadrës dhe kundërshtarët kërkuan ndihmën e mjekëve.

Shoku i skuadrës së Izquierdo, Baez, e pa atë duke u rrëzuar në mes të fushës dhe u përpoq t’i jepte ndihmën e parë, por pa rezultat. Pas disa minutash mjekët hynë në fushë dhe gjatë kohës kur ai ndodhej në ambulancë, fitoi për pak kohë vetëdijen, por ndërroi jetë në spital. Sipas mjekëve ai vuante nga aritmia e zemrës. /ZËRI

Poll

MOS HUMB