Qytetërim

Maluma bëhet baba për herë të parë

Edhe pse këngëtari është treguar i matur në publikimet e tij dhe disa detaje rreth shtatzënisë i ka mbajtur për vete, e vërteta është se ai nuk e ka fshehur emocionin për atësinë.

k.m.
Maluma bëhet baba për herë të parë
Maluma dhe e bija

SHBA- Maluma dhe partnerja e tij Susana Gómez tashmë janë prindër të vajzës së tyre të parë, Parisit. E kishte pritur prej muajsh, por duket se tashmë ëndrra i është bërë realitet, Maluma është bërë baba në moshën 29-vjeçare. Edhe pse këngëtari është treguar i matur në publikimet e tij dhe disa detaje rreth shtatzënisë i ka mbajtur për vete, e vërteta është se ai nuk e ka fshehur emocionin për atësinë.

Maluma bëhet baba për herë të parë
Maluma dhe e bija

Madje në disa intervista – si ajo e publikuar në revistën 'Playgirl' këtë javë – ai është shprehur se nuk e përjashton mundësinë që t’i marrë kohë muzikës për t’u fokusuar në rolin e tij si baba.

Ndonëse as artisti dhe as arkitekti nuk kanë folur për lajmin e mirë në internet, tashmë është publikuar fotografia e parë e këngëtarit duke e pritur Parisin me një puthje. Fotografia është publikuar nga revista "Poder"./ZËRI

Poll

MOS HUMB