Qytetërim

"Rri me njërën që aborton çdo muaj", Sara rrëfen dhimbjen!

Sara është shprehur e prekur nga komentet negative, që i kanë ardhur dhe ka sqaruar se ka ndodhur në mënyrë natyrale.

f.t
"Rri me njërën që aborton çdo muaj", Sara
Sara Gjordeni

TIRANË- Moderatorja Sara Gjordeni ka komentuar një nga situatat e ndodhura brenda shtëpisë së Big Brother Vip, të keqkuptuara nga publiku. Një nga sekretet që zbuloi Sara në një nga sfidat e BBV, ishte se kishte kryer abort. Sara e ftuar në 'Fan Club' është shprehur e prekur nga komentet negative, që i kanë ardhur dhe ka sqaruar se ka ndodhur në mënyrë natyrale.

Sara: Kam parë që është keqkuptuar kjo gjë, unë nuk kam bërë abort me dëshirë ka ndodhur në mënyrë natyrale. E para hyra si Sara, isha për veten time. Në momentin që ne kemi shkuar dhe kemi rrëfyer sekretet tona pashë që po hynin vetëm femra. Dhe në ato momente kam thën specifikisht që dua të them një sekret diçka që do thyej tabutë atje jashtë, një eksperienc që un e kam kaluar vetë dhe nuk më ka ndaluar të jëm kjo vajza e fortë që jam dhe sjam ndjer keq, dhe të jem ktu ku jam sot. Nuk doja të bëja viktimën, pashë edhe Bardhin të ishte I prekur dhe e zgjata më.

Enxhi Nasufi: E ke kaluar dhimbjen tënde të abortit, si je ndjer?

Sara: Gjëja që ma ka shpifur kur kam dalë kanë qenë komentet, si mund të rrijë Bardhi me një femër që heq fëmijë çdo muaj. Turp t’i vijë. Për ta sqaruar, fëmija ka qenë shum iplanifikuar dhe i dashur nga të dyja palët, ka ardhur nga zoti. Nuk shkova un ta bëja ktë gjë, nuk do ta bëja kurrë. Është çnjerëzore që një femër që hap gojën të gjykohet.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB