
SPANJË- Njerëzit u tronditën kur lexuan një 'cicërim'ë të shkruar nga një farë Paulo Albuquerque të shtunën mbrëma.
“Kam informacione se Daniel Alves ka vrarë veten”.
Shpejt postimi u bë viral, edhe pse ky njeri ishte i vetmi person që dha lajmin. Përveç tij, asnjë media e besueshme as nuk e pohoi dhe as nuk e mohoi. Pas ca kohësh, u shpjegua se Albuquerque është thjesht një komedian që pretendon të jetë gazetar. Këtë e dëshmoi vetë të dielën në mëngjes.
"Djema, për dashurinë e Zotit, çfarë është gjithë kjo bujë? E kam fjalën për kushëririn tim Danielzinho nga Nova Iguacu që ishte zhdukur, por tashmë e kanë gjetur të gjallë."
Një nga vëllezërit e Danit, Ney reagoi duke e dënuar lajmin e rremë.
"Kaq shumë mizori nga ana e njerëzve, aq shumë mizori. Ata e dënuan vëllain tim për fjalët e një gruaje që hyri në banjën e burrave për të bërë diçka që vetëm ata dinë... Tani është dënuar, a nuk mjafton kjo? Djali është në burg. Tani e doni atë të vdekur? Çfarë do të thotë? Sa mizore është kjo?"
Dani Alves është shpallur fajtor për akuzat për sulm seksual. 40-vjeçari u dënua me 4.5 vjet burg për sulm seksual ndaj një gruaje në një klub nate të Barcelonës më 31 dhjetor 2022. Alves ndodhet në burg që prej 20 janarit 2023 dhe aktualisht qëndron në burgun "Can Brians 2". Lidhur me akuzat, futbollisti pohoi se marrëdhënia ka qenë konsensuale, ndërsa vajza që e ka denoncuar ka mbajtur gjithmonë qëndrimin e saj. Prokuroria kishte kërkuar 9 vite burg, por braziliani rrezikoi deri në 12 vjet si dënim maksimal. Në fund, Dani Alves mori vetëm 4.5 vite burg.
Pas vendimit të Gjykatës së Barcelonës, mbrojtja e futbollistit brazilian mund të apelojë ende në Gjykatën e Lartë të Drejtësisë të Katalonjës dhe më pas në Gjykatën e Lartë./ZËRI